Health & Beauty Lifestyle

Nuk do ta besoni fuqinë mjekësore të trëndafilit të egër!

Kokrrat e Trëndafilit të Egër janë nga bimët medicinale me efektet më të fuqishme në organizmin e njeriut. Kokrrat e Trëndafilit të Egër thahen dhe janë të gatshme për të përcjellë të gjitha vlerat e tyre.

Vlerat shëndetësore të trëndafilit të egër

Plot me antioksidantë

Këto kokrra që kanë përmasat e qershive janë thesari i vërtetë që trëndafilat e fundit të verës u dhurojnë njerëzve. Zakonisht i gjejmë në ngjyrë të portokalltë dhe të kuqe. Ato janë të pasura me vitaminë C që është një antioksidant i fortë. Ato përmbajnë karotenoidë dhe substance të tjera bioaktive.

Parandalon diabetin

Ekspertë të bimëve mjekësore në Turqi e kanë përdorur shpesh trëndafilin e egër për të trajtuar sëmundje të diabetit. Shkencëtarët kryen disa eksperiemente për të ekzaminuar rolin e trëndafilit të egër në parandalimin e këtyre simptomave dhe vunë re që ekstrakti i ethanolit tek trëndafili i egër shërbente si antioksidant, hipoglicemik dhe anti-diabetik. Rezultatet e eksperiementeve i bënë ekspertët më optimistë për përbërësit e trëndafilit të egër dhe vlerat e tyre kundër diabetit.

 Parandalon melanomën e lëkurës

Kur lëkura e njeriut lëndohet nga rrezet e tepërta të diellit, krijohet terren për melanomën, që është një nga sëmundjet kancerogjene më të rrezikshme të lëkurës. Sipas shkencëtarëve japonezë përbërësit e trëndafilit të egër kanë një efekt pengues ndaj enzimës dhe ndaj procesit të prodhimit të qelizave kancerogjene.

Ndihmon punën e zemrës

Trëndafili i egër përmirëson shëndetin e zemrës tek pacientët obezë. Sipas të dhënave, trëndafili i egër ul nivelin e tensionit të gjakut dhe kolesterolin e keq. Si rrjedhojë trëndafili i egër ul shanset për sëmundjet vaskulare dhe vdekje si pasojë e këtyre sëmundjeve. Shumë studime janë bërë tek njerëzit mbi peshë që kishin nivele të larta të kolesterolit dhe të tensionit dhe zbuluan rolin pozitiv dhe superior të trëndafilit të egër në krahasim me ilaçet farmaceutike për këto dy simptoma.

Lufton të ftohtin

Trëndafili i egër ka një përmbajtje të lartë të vitaminës C. Si rrjedhojë mund të përdoret në kurat kundër të ftohtit. Për më tepër trëndafili i egër i vjen në ndihmë gjakut dhe kockave.

Trajton problemet e lëkurës

Përdorimi i ekstrakteve të trëndafilit të egër është mjaft i mirë në trajtimin e disa problemeve të lëkurës. Vajrat e trëndafilit të egër janë terapeutike. Shuajnë njollat e lëkurës, e hidratojnë atë dhe zbut shenjat në lëkurë.

Trajton çrregullimet në stomak

Trëndafili i egër mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet e stomakut, spazmat, irritimet dhe ulcerat. Kryesisht është përdorur si një tonik për stomakun dhe për tretjen. Ai ka qetësuar dhe trajtuar probleme dhe simptoma si diarea, zorrët, fshikëzën e urinës dhe infeksionet në traktin urinar.

Forcon sistemin imunitar

Trëndafili i egër është një nga elementët që duhen përdorur në mekanizmat mbrojtës të trupit. Parandalon infeksionet bakteriale dhe virale. Lufton temperaturën, forcon funksionet imunitare, lodhjen, rrit qarkullimin e gjakut në gjymtyrë, rrit fluksin e qarkullimit të ujit në trup dhe shuan etjen.