Justin Bieber do të marrë një pagesë marramendëse prej 10 milionë dollarësh për të performuar si artisti kryesor në festivalin prestigjioz Coachella 2026, raportoi “Rolling Stone”.
Ajo që e bën marrëveshjen edhe më të veçantë është fakti se këngëtari 31-vjeçar e ka arritur këtë sukses pa ndihmën e një agjenti.
Është një lëvizje revolucionare për një artist të mbrëmjes, dhe është diçka që ai e ndërtoi krejtësisht vetë
-tha një burim për revistën.
Sipas të njëjtit burim, marrëveshja e nënshkruar me Goldenvoice, promotori i festivalit, i garanton Bieber-it 5 milionë dollarë për çdo fundjavë, duke e vendosur atë në radhën e artistëve më të paguar në historinë e Coachella-s.
Ky është një tjetër hap i madh për yllin e hitit “Baby”, i cili po kalon një fazë të re në karrierë, pas suksesit të albumit të tij më të fundit “Swag”.
Mes kryesimit të Coachella-s dhe suksesit të albumit, është e qartë se kjo është fillimi i një epoke të re emocionuese për Justin — një epokë ku ai ka kontrollin e plotë
-u shpreh burimi.
Bieber i ka menaxhuar vetë marrëveshjet e tij që prej vitit 2023, kur i dha fund bashkëpunimit 15-vjeçar me menaxherin e njohur Scooter Braun.
Në korrik të këtij viti, ai arriti një marrëveshje financiare me kompaninë e Braun-it, Hybe, duke paguar mbi 8.8 milionë dollarë për të mbyllur një konflikt kontrate.