BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities

“Nuk do të luaja njësoj nëse e nisja nga fillimi”! Selin në “BBV – Live nga shtëpia”: “Shpresoj të jem unë fituese”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit. Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatori Blendi Salaj ka intervistuar finalisten Selin.

Blendi: Si ndihesh në këtë fazë të lojës?

Selin: Miks emocionesh, loja ka patur ulje-ngritjet e veta. Ndjej mall për familjen patjetër. Garë e frortë, por kam ende energjite e fundit. Kam shpresë, ndjesi e veçantë, shpresoj te jem unë fituesja. Publiku e ka parë që jam 100% e vërtetë, kam arritur të tregoj të gjitha ngjyrat e mia. Nuk i kam vendosur vetes limite.

Blendi: Po nëse do të takoje Selinën e ditës së parë, çfarë do t’i thoje?

Selin: Jo çdo gjë është siç e mendon. Duhet të tregosh kujdes, shumë…

Kjo është këshilla që do ti jepja vetes më 20 dhjetor. E kisha marrë lehtë.

Nuk e dija sesi gjërat aq lehtësisht mund të merrnin konotacione të gabuara.

Blendi: Nëse do e bëje prapë nga fillimi?

Selin: Nuk do ta bëja njësoj!