Lifestyle Magjia e Festave - News

“Nuk ka konkurrencë!”/Escape Premium Club zbulon risitë dhe surprizat për klientët e tij!

Të ftuar në “Magjia e Festave” së bashku me Dea Vierin, kanë qenë Xhani Demika, Drejtori Artistik i Escape Premium Club dhe Versiol Asllani, menaxheri i stafit. Ata kanë treguar të veçantën e këtij club-i, eventet speciale, si dhe surprizat që ka rezervuar këtë fundvit…

Cilat janë zonat kryesore në Escape?

Zonat kryesore su dhe në club-et e tijera, por me vendet më të mira. Kemi zonat e sallës, janë 4 zona VIP dhe një zonë Delux, që ka komoditetin e kolltuqeve që të ndihen më komodë.

Çfarë e bën të veçantë Escape Premium Club? Xhani Demika tregon:

Është një nga clubet më me zhurmë. Ka 2 muaj në treg dhe nuk ka konkurrencë. Stafi është kryesori, si dhe pronarët. Kemi futur dhe maskota, që është stili spanjollo-amerikan. Kam marrë disa ide nga jashtë, disa i kam zhvilluar, dhe ka dalë diçka shumë e bukur. Janë animacione shumë të reklamuara për syrin tonë, ti gjithmonë ke parë kukulla kur ke qenë i vogël.

Si ka ndryshuar jeta e natës sot në krahasim me dikur?

Më parë nuk ka pasur kaq siguri sa sot. Kishin frikë të dilnin njerëzit se kanë qenë probleme më të mëdha. Sot nuk ndodhin më sherre dhe keqkuptime.

Si e ruani sigurinë në club-in tuaj?

Cilësia është A-ja. Duke marrë njerëzit më të mirë në punë. Nuk kemi pasur të tilla probleme deri më tani. Kemi klientelë të përzgjedhur.

Si do e përshkruanit Escape Premium Club për ata që nuk kanë shkuar ende?

Fantastike dhe speciale. Ata që nuk kanë ardhur akoma kanë bërë gabimin më të madh, sepse aty është adrenalina!

Çfarë suprizash ka rezervuar për klientët këtë fundvit Escape?

Nga data 27 dhjetor deri më 4 janar, Escape do të jetë i hapur dhe me artistët më në zë.