Bota

“Nuk ka të bëjë me drogën, por me naftën”, Kongresmenia demokrate sulmon Trump për arrestimin e Maduro-s!

Përfaqësuesja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez mbajti një qëndrim ndaj arrestimit të Nicolas Maduros dhe gruas së tij nga forcat amerikane në Venezuelë, duke sulmuar Donald Trumpin, duke e quajtur atë një “shpërqendrim”.

Në një postim, politikania dhe aktivistja shkroi:

Nuk u bë për drogën. Nëse kjo do të ishte arsyeja, Trump nuk do ta kishte falur një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë. Është bërë për naftë dhe ndryshim regjimi. Dhe ata kanë nevojë për një gjyq tani për të pretenduar se nuk është kështu. Sidomos si një shpërqendrim nga çështja Epstein dhe kostot shumë të larta shëndetësore.

Që kur Donald Trump mori detyrën në janar 2025, tensionet midis SHBA-ve dhe Venezuelës janë rritur ndjeshëm. Ja fazat dhe arsyet e përshkallëzimit. Me Trump-in, strategjia e “presionit maksimal” u rikthye. Uashingtoni menjëherë revokoi licencat e naftës, duke izoluar ekonomikisht regjimin e Nicolás Maduro-s.