Gossip Showbiz

“Nuk kam bërë universitet…” Kris Jenner zbulon sekretin e suksesit dhe mesazhin e saj për të rinjtë!

Kris Jenner ka ndarë së fundmi disa këshilla për të rinjtë që duan të ndërtojnë një të ardhme të suksesshme, duke theksuar se rruga drejt suksesit nuk është e njëjtë për të gjithë.

Gjatë një bisede në podcast-in “SmartLess”, ajo foli hapur për rëndësinë e ndjekjes së zemrës dhe të zgjedhjeve personale, veçanërisht kur bëhet fjalë për arsimin dhe karrierën.

Jenner u ndal te ideja nëse të rinjtë duhet të ndiejnë presion për të ndjekur një rrugë tradicionale arsimore.

Ajo tregoi se vetë nuk ka ndjekur universitetin, por kjo nuk e pengoi të ndërtonte një karrierë shumë të suksesshme.

Sipas saj, shkolla nuk ishte vendi ku ndihej më rehat, pasi e konsideronte veten shumë shoqërore dhe më të tërhequr nga ana sociale e jetës.

Megjithatë, ajo theksoi se arsimi dhe dëshira për të mësuar kanë qenë gjithmonë të rëndësishme për të. Jenner shtoi se çdo njeri mëson në mënyrën e vet dhe kjo është ajo që e bën përvojën njerëzore interesante.

Ajo zbuloi gjithashtu se vetëm gjysma e fëmijëve të saj janë diplomuar, ndërsa gjysma tjetër jo, duke nënvizuar se suksesi nuk matet vetëm me një diplomë.

Në fund, Kris Jenner dha një mesazh të qartë për të rinjtë, të dëgjojnë veten dhe të ndjekin atë që duan vërtet në jetë, sepse pasioni dhe përkushtimi mund të jenë po aq të rëndësishëm sa çdo formim akademik.