Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk më ftojnë më!” Billy Porter zbulon prapaskenat e Met Gala dhe habit me deklaratën!

Aktori dhe këngëtari Billy Porter ka zbuluar se nuk është ftuar më në Met Gala që prej paraqitjes së tij ikonike në vitin 2019.

Gjatë një interviste në emisionin “Bevelations” në SiriusXM, ai tregoi se pjesëmarrja e vetme në eventin prestigjioz erdhi falë producentit Ryan Murphy, në kohën kur seriali “Pose” ishte në kulmin e suksesit.

Nuk jam ftuar që nga viti 2019. Ajo ishte hera e parë dhe e vetme

-u shpreh Porter, duke theksuar se nuk ka marrë më asnjë ftesë për tapetin e kuq më të famshëm të modës.

Ai shtoi se u befasua veçanërisht që nuk ishte pjesë e temës së vitit të kaluar, e fokusuar në stilin dhe kulturën e modës së komunitetit afro-amerikan.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Porter u shpreh i qetë dhe pa mllef:

Nuk shkoj në vende ku nuk jam i mirëpritur. Kam arritur në një pikë ku nuk kam nevojë për vlerësim nga jashtë.

I njohur për stilin e tij unik dhe sfidues ndaj normave gjinore në modë, Billy Porter mbetet një figurë e rëndësishme në industrinë e argëtimit, pavarësisht mungesës në evente si Met Gala.

Së fundmi, ai ka qenë i pranishëm në Grammy Awards dhe pritet të shfaqet në projektin e ri kinematografik “The Hunger Games: Sunrise on the Reaping”, duke treguar se karriera e tij vijon të jetë në rritje.