Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet nga i ati.
Përmes një videoje të publikuar në TikTok, 22-vjeçarja mohoi kategorikisht këto aludime, duke thënë se prej vitesh mbulon vetë të gjitha shpenzimet dhe nuk ka marrë mbështetje financiare nga Charlie Sheen.
Nëse do të kisha paratë e babait tim, do ta pranoja pa problem. Por këto komente më bezdisin, sepse ai nuk më ka dhënë asnjë cent prej më shumë se katër vitesh
-u shpreh Sami.
Ajo ndau edhe një episod nga një prej bisedave të fundit me të atin. Sipas saj, kishte mësuar se Charlie Sheen i kishte blerë motrës së saj një makinë, të paguar me para në dorë. Pas kësaj, ajo i kishte kërkuar me shaka një kalë me të njëjtën vlerë.
Sami tha se ajo ishte edhe hera e fundit që kishte komunikuar me babanë e saj.
Influencuesja hodhi poshtë edhe thashethemet se aktori i kishte blerë një shtëpi pranë plazhit.
Me nota humori, ajo u përgjigj se stilin e jetesës e financon vetë, duke përmendur se një pjesë e të ardhurave i siguron edhe përmes platformës OnlyFans.
Marrëdhënia mes Sami Sheen dhe Charlie Sheen ka qenë shpesh e tensionuar. Në të kaluarën, ajo ka treguar se kanë kaluar periudha të gjata pa folur me njëri-tjetrin, ndërsa aktori është shprehur se shpreson që raporti mes tyre të përmirësohet me kalimin e kohës.