Gossip Showbiz

Konflikti mes Denise Richards dhe ish-bashkëshortit përshkallëzohet, Aaron Phypers kërkon mbështetje financiare?

Ish-bashkëshorti i aktores Denise Richards, Aaron Phypers, i është drejtuar gjykatës me një kërkesë për të përfituar menjëherë mbështetje financiare nga ajo, pavarësisht arrestimit të tij për dhunë në familje dhe një çështjeje penale ende të hapur.

Sipas dokumenteve të reja gjyqësore, Phypers argumenton se gjykata duhet të marrë parasysh vetëm nevojat e tij financiare dhe aftësinë e Richards për të paguar, duke theksuar se akuzat për dhunë të ngritura nga aktorja nuk duhet të ndikojnë në vendimin për mbështetjen ekonomike.

Ai pretendon se nuk ka asnjë dënim penal ndaj tij dhe se çështja është ende në proces shqyrtimi, ndërsa ka deklaruar pafajësinë dhe ka mohuar të gjitha akuzat për abuzim.

Në kërkesën e tij, Phypers shprehet se aktualisht nuk ka të ardhura të qëndrueshme, ndërsa Richards përfiton të ardhura të konsiderueshme nga projektet televizive dhe aktiviteti në platformën OnlyFans.

Ai gjithashtu pretendon se ka realizuar fotografitë e publikuara në OnlyFans dhe kërkon 50% të fitimeve, duke argumentuar se materialet janë pronë e tij intelektuale. Po ashtu, ai pohon se nuk është paguar për pjesëmarrjen në reality show-n e aktores në Bravo.

Richards dhe Phypers u martuan në vitin 2018 dhe u ndanë në vitin 2025. Aktorja, e njohur për rolin e saj në filmin Wild Things, ka siguruar një urdhër mbrojtjeje ndaj tij, ndërsa Phypers vazhdon të përballet me akuza penale.