Showbiz

Nxjerr në shitje kupa me ujin e vaskës, ia blejnë të gjitha për tri ditë

Belle Delfine, një influencuese Instagrami, vendosi t’u shesë 3.9 milionë ndjekësve ujë nga vaska ku po lahej.

Ajo mbushi kupa të vogla me ujë, teksa i filmonte, dhe i nxori në shitje për 30 dollarë secilën.

Kupat u shitën të gjitha brenda tre ditësh, edhe pse ideja u duk shumë qesharake në internet. Por të tjerë, ndërkohë, e lëvdojnë për zgjuarsinë që tregon duke u marrë para “budallenjve”.