Bota

OKB: Rusia përgjegjëse për krime kundër njerëzimit

Komisioni Ndërkombëtar i Hetimit i Kombeve të Bashkuara ka akuzuar Rusinë për krime kundër njerëzimit për sulme të koordinuara dhe të organizuara që synojnë zhvendosjen me forcë të popullsisë ukrainase nga territoret që ka pushtuar.

“Terrori i mbjellë në popullsi ka detyruar mijëra njerëz të ikin”, tha Kryetari i Komisionit Erik Mose para Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë.
Sipas hetimit të Komisionit, sulmet me dronë dhe deportimet “zbulojnë përpjekje të koordinuara dhe të organizuara nga autoritetet ruse për të fituar territor shtesë dhe për të konsoliduar kontrollin mbi zonat që ata tashmë i kanë pushtuar në Ukrainë”.

Rusia është e aftë t’i përgjigjet çdo kërcënimi ushtarak.” Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij para Këshillit të Sigurisë së Federatës. Sipas tij, përgjigjia nuk do të ishte verbale por përmes përdorimit të masave ushtarako-teknike.

“Theksoj, dhe askush nuk duhet ta vërë në dyshim, se Rusia është e aftë t’i përgjigjet çdo kërcënimi ekzistues ose në zhvillim. Ky përgjigje nuk do të jetë verbale, por përmes përdorimit të masave ushtarako-teknike”, tha Putin.
Lideri rus hodhi gjithashtu edhe ndaj Perëndimit.

“Stabiliteti strategjik vazhdon të përkeqësohet dhe ne i lidhim shumë nga shkaqet me veprimet e Perëndimit”, tha Putin.