Showbiz

Olivia Rodrigo në mbështetje të Gazës: “Asnjë fëmijë nuk meriton këtë vuajtje”

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Olivia Rodrigo ka reaguar me ndjeshmëri ndaj krizës humanitare në Gaza, duke bërë thirrje për ndihmë urgjente përmes UNICEF.

Në një postim emocional në Instagram, artistja 21-vjeçare u shpreh e tronditur nga gjendja e rëndë e civilëve, veçanërisht fëmijëve që po vuajnë mes mungesës së ushqimit, ujit të pijshëm dhe ndihmës mjekësore.

Nuk ka fëmijë në Izrael, Palestinë apo kudo tjetër që meritojnë këtë dhimbje

-shkroi ajo, duke theksuar nevojën për empati dhe reagim global ndaj dhunës dhe pasojave të saj tek të pafajshmit.

Reagimi i saj është pritur me duartrokitje nga ndjekësit dhe aktivistët, ndërsa shumë prej tyre janë bashkuar me apelin e saj për të kontribuar në ndihmë të familjeve të prekura nga lufta.

Ky nuk është qëndrimi i parë publik i Olivia Rodrigos për çështje sociale. Ajo është shprehur hapur më parë për të drejtat e grave dhe në vitin 2023 krijoi fondacionin “Fund 4 Good”, i cili mbështet kujdesin shëndetësor riprodhues dhe barazinë gjinore.

Rodrigo vazhdon të përdorë zërin e saj përtej muzikës dhe skenës, duke qëndruar pranë kauzave humanitare që prekin zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën.