OpenAI ka hequr llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut, të cilët kompania e Inteligjencës Artificiale beson se po përdornin teknologjinë e saj për qëllime keqdashëse. “Aktivitetet janë mënyra se si regjimet autoritare mund të përpiqen të përdorin Al kundër SHBA-së, si dhe kundër njerëzve të saj”-tha OpenAI në një raport. Por, kompania nuk dha asnjë tregues se sa llogari u ndaluan ose në cilën periudhë kohore ndodhi veprimi. Në një rast, përdoruesit kishin bërë që ChatGPT të gjeneronte artikuj lajmesh në spanjisht që denigronin SHBA-në dhe u botuan nga mediat kryesore të lajmeve në Amerikën Latine nën linjën e një kompanie kineze.
Në një rast të dytë, aktorë keqdashës të lidhur potencialisht me Korenë e Veriut përdorën Al për të gjeneruar rezyme dhe profile në internet për aplikantë për punë, me synimin për të gjetur punë me mashtrim në kompanitë perëndimore. Një grup tjetër llogarish ChatGPT që dukej se ishin të lidhura me një operacion mashtrimi financiar me bazë në Kamboxhia përdori teknologjinë e OpenAI për të përkthyer dhe gjeneruar komente në rrjete sociale dhe platformat e komunikimit, duke përfshirë X dhe Facebook.
Raportohet se qeveria amerikane ka shprehur shqetësime për përdorimin e supozuar të Inteligjencës Artificiale nga Kina, për të shtypur popullsinë e saj, për të përhapur dezinformata dhe për të minuar sigurinë e SHBA-së dhe aleatëve të saj. ChatGPT i OpenAI është chatboti më i popullarizuar i AI dhe përdoruesit aktivë javor të kompanisë kanë tejkaluar 400 milionë. OpenAl sapo ka lançuar modelin o3-mini, më të shpejtë, më të zgjuar dhe më efikas se kurrë. Me arsyetim të avancuar, saktësi të përmirësuar dhe performancë më të mirë se DeepSeek, OpenAl o3 është krijuar për detyra matematikore, shkencore dhe kodimi. Ofron qasje falas për të gjithë, me kufizime të zgjeruara për përdoruesit me pagesë. Bëhet e ditur se ky model është shumë i avancuar në zgjidhjen e problemeve. Dhe siç raportohet, ka mposhtur startupin kinez DeepSeek në saktësi, efikasitet dhe shpejtësi të përgjigjes.