OpenAI, krijuesi i ChatGPT, ka mposhtur Grok të Elon Musk në finalen e një turneu për të kurorëzuar lojtarin më të mirë të shahut me Inteligjencë Artificiale (IA). Historikisht, kompanitë e teknologjisë shpesh e kanë përdorur shahun për të vlerësuar progresin dhe aftësitë e një kompjuteri, me makinat moderne të shahut praktikisht të pamposhtura edhe kundër lojtarëve më të mirë njerëzorë. Ky konkurs u zhvillua midis programeve të Al të projektuara për përdorim të përditshëm.
Modeli o3 i OpenAI doli i pamposhtur në turne dhe mundi modelin Grok 4 të xAI në finale, duke i shtuar benzinë zjarrit të një rivaliteti të vazhdueshëm midis dy kompanive. Musk dhe Sam Altman, të dy bashkëthemelues të OpenAI, pretendojnë se modelet e tyre më të fundit janë më të zgjuarat në botë. Raportohet se modeli Gemini i Google zuri vendin e tretë në turne, pasi mundi një model tjetër të OpenAI.
Por këto Al, ndërsa janë të talentuara në shumë detyra të përditshme, ende po përmirësohen në shah, me Grok që bën një numër gabimesh gjatë lojës, duke përfshirë humbjen e mbretëreshës në mënyrë të përsëritur. “Deri në gjysmëfinale, dukej sikur asgjë nuk do të ishte në gjendje ta ndalonte Grok 4 në rrugën e tij drejt fitores”-tha Pedro Pinhata, shkrimtar për Chess.com. “Pavarësisht disa momenteve dobësie, Al e X dukej të ishte padyshim lojtari më i fortë i shahut por iluzioni ra në ditën e fundit të turneut.” Ai tha se loja “e panjohshme” dhe “e gabuar” e Grok i mundësoi o3 të merrte një sërë “fitoresh bindëse”.
“Grok bëri kaq shumë gabime në këto lojëra, por OpenAI jo”-tha mjeshtri i madh i shahut Hikaru Nakamura gjatë transmetimit të tij të drejtpërdrejtë në finale. Turneu i shahut me Al u zhvillua në platformën Kaggle, në pronësi të Google, e cila u lejon shkencëtarëve të të dhënave të vlerësojnë sistemet e tyre përmes garave. Tetë modele të mëdha gjuhësore nga Anthropic, Google, OpenAI, xAI, si dhe zhvilluesit kinezë DeepSeek dhe Moonshot AI, u përballën me njëri-tjetrin gjatë turneut tre-ditor të Kaggle. Zhvilluesit e Al përdorin teste të njohura si pika referimi për të shqyrtuar aftësitë e modeleve të tyre në fusha të tilla si arsyetimi ose kodimi.