Aktualitet

Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen 5 persona

Operacion antidrogë në Tiranë, sekuestrohen 10 kg heroinë, arrestohen 5 persona. Personat u arrestuan në flagrancë në një automjet, gjatë një operacioni të zhvilluar në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë një qendre tregtare. Aksioni po zhvillohet nga grupi operacional dhe vjen pas disa muaj hetimesh me metoda speciale. Në operacionin i cili po vijon edhe në këto çaste  po marin pjesë përfaqësues të Antidrogës dhe agjentë special.