3 milionë e 700 mijë euro pasuri iu sekuestruan dy vëllezërve nga Operacioni Forca e Ligjit. Bëhet fjalë për apartamente, ambiente biznesi, garazhe në Sarandë e Tiranë si edhe disa makina luksoze. Dy vëllezërit Shkëlzen dhe Edmond Hoxha aktualisht po vuajnë dënimin në Gent të Belgjikës si pjesëtarë të një grupi kriminal për vrasje, trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.