Bota

Opozita kërkon të hetohen zgjedhjet në Pakistan

Partia e ish-kryeministrit të burgosur të Pakistanit, Navaz Sherif, pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 Korrikut, kërkon hetimin e tyre me pretendimin se janë manipuluar. Liga Myslimane bëri thirrje për formimin e një Komisioni Hetimor. Zgjedhjet u fituan nga partia e liderit Opozitës, Imran Khan, ndonëse pa vota të mjaftueshme për të formuar Qeverinë.