Sport

Orar i ndryshëm nga Superiorja, Kupa rikthehet me dy sfidat e para gjysmëfinale!

Kupa e Shqipërisë do të kthehet nesër dhe pasnesër. Të programuara janë ndeshjet e para gjysmëfinale.

Ndryshe nga oraret që janë përdorur në Superiore, këtë herë gjithçka do të nisë në orën 19:00. Nesër Vllaznia pret Dinamon në “Loro Boriçi”, ndërsa më 3 prill do të jetë Egnatia që sfidon në shtëpi Partizanin.

Të katërt këto ekipe ndodhen aktualisht në zonën Final Four. Partizani është skuadra e vetme që rrezikon pjesëmarrjen, pasi Elbasani e ndjek . Kështu Kupa shikohet si një tjetër rrugë drejt Europës.

Vllaznia – Dinamo, më 2 prill ora 19:00(“Loro Boriçi”)

Egnatia – Partizani, më 3 prill ora 19:00(“Egnatia Arena”)