Aktualitet

OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë!!

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave.

“Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur.”

Ky është reagimi i vëzhguesve të OSBE në Shqipëri, pas incidenteve ndaj gazetarëve gjatë gjithë fushatës, ditës së zgjedhjeve, por edhe gjatë numërimit.

OSBE/ODIHR, ka komentuar edhe faljen e gjobave nga ana e qeverisë, disa ditë para zgjedhjeve.

Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, tha se pati “mangësi që krijuan pasiguri në zbatimin e kuadrit zgjedhor në frymë dhe germë”.