Një 35-vjeçar u arrestua nga policia në Sarandë, pasi u kap teksa drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe tentoi të korruptojë uniformat blu, duke i ofruar 50 euro. Kjo ndodhi pasi gjatë patrullimeve në lagjen nr. 2, në rrugën “Vangjel Pandi”, shërbimet e patrullës “Shqiponja” ndaluan për verifikim automjetin tip “Seat”. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/ Drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë, arrestohet 35-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë vunë në pranga K.H., 35 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Greqi, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi dhe tentoi të korruptonte policinë.
Gjatë patrullimeve në lagjen nr. 2, në rrugën “Vangjel Pandi”, shërbimet e patrullës “Shqiponja” ndaluan për verifikim automjetin tip Seat, me drejtues shtetasin K.H. Nga kontrollet, rezultoi se 35-vjeçari, drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe për t’iu shmangur masave ligjore, tentoi të korruptonte punonjësit e policisë duke u ofruar 50 euro.
Policia e Sarandës vijon përkushtimin për të garantuar zbatimin e ligjit dhe sigurinë rrugore, duke goditur çdo tentativë për shkelje apo korrupsion. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.