Coleen Rooney është fotografuar në publik pa unazën e martesës, për herë të parë që kur bashkëshorti i saj, Wayne Rooney, u pa duke festuar me dy gra të panjohura gjatë fundjavës para ndarjes së BRIT Awards në Manchester.
Ish-futbollisti 40-vjeçar ndodhej në Manchester për eventin muzikor dhe, sipas raportimeve, qëndroi jashtë deri në orët e para të mëngjesit. Disa media britanike shkruajnë se ai u pa duke pirë dhe duke biseduar me dy gra për rreth dy orë në një hotel luksoz, përpara se të largohej.
Fotot e publikuara nga tabloidet tregojnë se ai u nda me njërën prej tyre rreth orës 3:25 të mëngjesit, duke hyrë në makina të ndryshme.
Në mesin e miqve me të cilët ai po shoqërohej përmendet edhe këngëtari Calum Scott.
Pas fundjavës së bujshme, Coleen u pa të hënën pasdite në Cheshire, teksa kryente disa punë të përditshme dhe bënte blerje. Ajo ishte veshur thjesht me rroba sportive dhe një xhaketë të trashë bezhë, por ajo që ra në sy ishte mungesa e unazës së martesës.
Wayne dhe Coleen janë të martuar që nga viti 2008 dhe janë prindër të katër djemve Kai, 16 vjeç; Klay, 12 vjeç; Kit, 10 vjeç; dhe Cass, 8 vjeç. Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë publike lidhur me raportimet e fundit.