Lifestyle

Pak ‘gënjeshtra të bardha’ nuk bëjnë dëm, madje për habinë tuaj janë të dobishme!

Sipas ‘Bright Side’ të tregosh gënjeshtra të bardha e ndihmojnë shpeshherë një lidhje të funksionojë më mirë. Shkencëtarët pohojnë se ndonjëherë është më mirë të kesh një qëllim të mirë për të gënjyer se sa të thuash të vërtetën në një moment të papërshtatshëm. ‘Bright Side’ rendit më poshtë të gjitha situatat kur të gënjesh partnerin mund të jetë e pranueshme dhe e dobishme:

1-Kur je e përfshirë në një lidhje dashurie frustuese.

2-Kur partneri ju pyet për ndjenjat tuaja ndaj personave të tjerë.

3-Kur jeni duke u ndarë me të dashurin tuaj dhe nuk dëshironi që ai ta kalojë atë situatë në dhimbje.

4-Kur doni t’i jepni fund një “lufte” me partnerin të nisur pakuptim.

5-Kur partneri juaj nuk gatuan shumë mirë dhe ju prezanton një pjatë jo të mirë.

6-Kur doni ta anulloni një takim pa pasur një arsye të fortë.

7-Kur nuk e pëlqeni stilin apo veshjen e partnerit.

Sado aktorë të mirë të jenë meshkujt, gjuha e trupit i gënjen në një moment apo tjetër. Janë disa shenja shumë delikate të cilave i duhet kushtuar vëmendje maksimale. Shihni nëse partneri juaj po fërkon hundën, prek qafën apo mbyll sytë, probabiliteti është që ai nuk po ju thotë të vërtetën.

Të gjithë themi gënjeshtra ndonjëherë, por nga ato që nuk kanë shumë peshë, pra deri diku të pranueshme, por kur bie fjala tek partnerët tanë shumë gjëra ndryshojnë. Por si të kuptojmë nëse gjysma tjetër e jona po na gënjen?! Zbulojeni në këtë link.