Bota

Pakistan, zgjedhjet politike shoqërohen me sulme vdekjeprurëse

Në Pakistan po zhvillohen zgjedhjet politike, në një klimë tensionesh të forta ku nuk mungojnë sulmet vdekjeprurëse. Një shkëmbim me armë zjarri u raportua në një qendër votimi në veri të Pakistanit. Një aktivist opozitar humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën. Gara kryesore zhvillohet mes liderit opozitar Imran Khan’ Tahreek-eInsaf dhe ish-kryeministrit Nauaz Sharif. Partia e Khan-it shfaqet në avantazh.