Pamela Anderson dhe Liam Neeson janë zyrtarisht në një lidhje, sipas burimeve për revistën “People”. Romanca mes aktorëve nisi gjatë xhirimeve të filmit të tyre të ri, komedisë “The Naked Gun”.
Është një romancë në fazat e hershme dhe është e qartë se ata janë të magjepsur nga njëri-tjetri
-tha një burim, duke shtuar se çifti po shijon kohën së bashku ndërsa promovon filmin.
Anderson dhe Neeson u shfaqën së fundmi në emisionin “Today”, ku krijuan një moment lozonjar duke u shtirur sikur po kapeshin duke u puthur nga kamerat.
Kur prezantuesi Craig Melvin i pyeti drejtpërdrejt për marrëdhënien e tyre, Anderson reagoi me një buzëqeshje dhe tha:
Më falni?! Nuk e kuptoj pyetjen
Ndërsa Neeson iu përgjigj me humor:
Craig, Craig
Momentet e tyre intime, përfshirë edhe një puthje të ngrohtë në faqe gjatë premierës së filmit, kanë ndezur rrjetet sociale, duke bërë që fansat të besojnë se dy aktorët janë një çift i përkryer.