Këtë sezon në trend janë të gjitha veshjet prej lëkure, ndërsa më të kërkuarat janë pa dyshim pantallonat prej lëkure. Kjo pjesë mund të duket shumë mirë, por duhet të kombinohet me shumë kujdes. Nëse bëni edhe gabimin më të vogël, i gjithë stili do të duket i lirë.
Aktorja e famshme Megan Fox na ka dhënë ide të shkëlqyeshme për stilizimin e kësaj pjese atraktive. Nëse do ta kopjoni këtë stil, komplimentet me siguri nuk do të mungojnë! Xhaketa dhe këpucët ngjyrë të zezë janë zgjedhje e shkëlqyeshme.