Trajneri italian i kombëtares shqiptare të futbollit Cristian Panucci kallëzoi penalisht ish-Presidentin Bujar Nishani. Mësohet se padia ka të bëjë me një status në rrjetet sociale të Nishanit pas ndeshjes me Kosovën. Ish kreu i shtetit e cilësoi në atë kohë Panuccin, “sharlatan që shkatërron edhe atë që është ngritur”. Këto akuza u hodhën pas humbjes së Kombëtares në miqësoren ndaj Kosovës. Panucci kërkon dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.