Aktualitet

Paralajmërimi i Ramës për bizneset e mëdha: “Paguani menjëherë punëtorët”

Kryeministri Rama paralajmëron bizneset e mëdha: Nëse nuk aplikoni për pagën e punëtorëve do të gjobiteni. Shefi i Qeverisë shkruan se “Të gjitha ato biznese të mëdha, të cilat tradhtojnë punonjësit e tyre dhe nuk aplikojnë për të marrë pagesën prej 40 mijë lekësh do të gjobiten, pasi kjo është e patolerueshme. Sipas kryeministrit pagën prej 40 mijë lekësh ia jep shteti punëtorëve dhe jo biznesi.”Askush nuk do të mbetet pa marrë pagën”, shkruan Kryeministri në rrjete sociale.