Parandalohet krimi në familje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kastrat të Shkodrës ku një 25 vjeçare ka kërkuar ndihmë pasi po dhunohej nga bashkëshorti i saj 33 vjeçar. Falë reagimit të shpejtë, forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e tyre duke parandaluar dhunimin e mëtejshëm. Policia arrestoi në flagrancë bashkëshorin të cilit iu gjet edhe një automatik.