Është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK ish kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Më herët Bardh Spahisë i është komunikuar akuza e pengimit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
Spahia ishte denoncuar në SPAK nga ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër Marko Molla të cilin ish-kryebashkiaku e shkarkoi në vitin 2022 dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi.
Kjo është hera e disatë që Bardha Spahia paraqitet në SPAK, nga sot, person nën akuzë. Më herët ai ka dhënë sqarime për denoncimin ndaj tij, ku siç mësohet gjatë marrjes në pyetje ka pretenduar se ka zbatuar vetëm ligjin dhe sa i takon shkarkimit ai ka pretenduar se kjo është vetëm një çështje që mund të ndiqet administrativisht.