Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin, si edhe me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri të pasdites.
Era fryn me drejtim jugperëndim-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 3 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi deri në 6 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat variojnë 0-20 gradë Celsius.