Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura si dhe me alternime të herëpashershme kthjellimesh, më të theksuara në pjesën e dytë të ditës.
Në momentin e vranësirave të dendura, në zonat e qendrës dhe jugut ka reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, deri në orët e pasdites. Pas orëve të pasdites ndërpriten reshjet e shiut në të gjithë territorin.
Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 14 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
10/19
Re shi diell
Kukës
7/15
Re shi diell
Lezhë
11/19
Re shi diell
Dibër
7/14
Re shi diell
Durrës
8/20
Re shi diell
Tiranë
12/20
Re shi diell
Elbasan
7/21
Re shi diell
Berat
10/21
Re shi diell
Vlorë
10/20
Re shi diell
Korçë
6/14
Re shi diell
Gjirokastër
8/17
Re shi diell
Sarandë
11/20
Re shi diell