Aktualitet

Parashikimi i motit, e martë 24 shkurt 2026!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti vijon me kthjellime, si edhe me alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura, me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje.

Nuk mungojnë reshjet shiu që bëhen prezente në orët e mesditës deri të pasdites, afatshkurtra dhe lokale e kryesisht në zonën e verilindjes, si edhe në qendër.

Më pas ka ndërprerje të shirave në të gjithë territorin.

Era fryn me drejtim jugperëndim-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi deri në 8 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat luhaten në vlerat nga minus 1 në 21 gradë Celsius.