Dita e sotme ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime kthjellimesh prej mesditës e pasdite. Pati prani të reshjeve të shiut me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit deri në të mëngjesit e kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Pas orëve të mëngjesit, reshjet e shiut kaluan me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe përgjatë relieveve malore, hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të mesditës humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje. Në Alpe reshje bore (flokë) me intensitet të ulët.
Sipas SHMU-së, Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ka prezencë të mjegullës përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes, si edhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era fryn me drejtim kryesor perëndim e me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi deri në 10m/s. Deti është me valëzim në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.