Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti vijon me vranësira mesatare, deri të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, hera-herës shtrëngata afatshkurtra përgjatë vijës bregdetare, si dhe përgjatë relieveve malore në verilindje-lindje.
Pas mesdite, reshjet e shiut humbasin territor duke mbetur prezente me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, me lokalisht shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve, si edhe në verilindje e lindje në lartësitë mbi 900-1000 metër bien reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, në juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 m ka reshje dëbore me intensitet të ulët.
Era fryn me drejtim juglindje – jug, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, deri në 12 m/s, me valëzim në det të forcës 2-3 ballë. Temperaturat variojnë 2-16 gradë Celsius.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
6/10
Re shi diell
Kukës
3/12
Re shi/borë diell
Lezhë
6/10
Re shi diell
Dibër
2/10
Re shi/borë diell
Durrës
8/15
Re shi diell
Tiranë
9/15
Re shi diell
Elbasan
8/14
Re shi diell
Berat
7/16
Re shi diell
Vlorë
9/15
Re shi diell
Korçë
3/10
Re shi/borë diell
Gjirokastër
4/10
Re shi/borë diell
Sarandë
8/15
Re shi diell