Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale kthjellimesh.
Nga orët e para të ditës dhe deri në orët e vona të pasdites, nuk do të mungojnë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, në formë shtrëngatash.
Pas orëve të pasdites dhe në mbrëmje vonë ka reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e jugut, reshjet bëhen me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era fryn me drejtim nga kuadrati i jugut dhe me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, që hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri 15 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
10/19
Re shi diell
Kukës
5/15
Re shi diell
Lezhë
10/20
Re shi diell
Dibër
9/15
Re shi diell
Durrës
10/19
Re shi diell
Tiranë
12/20
Re shi diell
Elbasan
9/20
Re shi diell
Berat
12/20
Re shi diell
Vlorë
11/22
Re shi diell
Korçë
6/14
Re shi diell
Gjirokastër
9/19
Re shi diell
Sarandë
12/21
Re shi diell