Gossip Showbiz

Paris Hilton bën blerjen e çmendur pas humbjeve gjatë zjarreve në Los Angeles?

Pas tragjedisë që i shkaktoi zjarri shkatërrues në Malibu në fillim të këtij viti, Paris Hilton ka vendosur të nisë një kapitull të ri, duke blerë një nga pronat më madhështore në Beverly Park, rezidencën e mëparshme të aktorit Mark Wahlberg.

Sipas “The Wall Street Journal”, trashëgimtarja dhe CEO e “11:11 Media”, tashmë 44 vjeç, ka investuar 63 milionë dollarë për këtë pronë prej rreth 30,500 metra katrorë, e cila përfshin 12 dhoma gjumi dhe 20 banjo.

Blerja u realizua përmes ndërmjetësimit të vëllait të saj, Barron N. Hilton, në emër të kompanisë “Hilton Hilton”.

Rezidenca, e ndërtuar në vitin 2014, ofron luks dhe komoditet të jashtëzakonshëm. Ajo përfshin një fushë basketbolli dhe tenisi, një park për skateboarding, fushë golfi me pesë vrima dhe driving range, si dhe një pishinë të stilit resort me rrëshqitëse uji.

Brenda ambienteve gjendet një kinema private, bibliotekë dykatëshe, kantinë vere, palestër moderne dhe një hyrje madhështore me shkallë të dyfishta.

Pjesë e pronës është edhe një shtëpi e veçantë për miqtë, që e bën këtë rezidencë të përshtatshme për pritjen e familjes dhe të ftuarve të çiftit Hilton-Reum.

Blerja e re e Paris Hilton vjen si një shenjë rikthimi pas një periudhe të vështirë dhe dëshmi e vendosmërisë së saj për të rindërtuar.