Sydney Sweeney shfaqi një shpirt festiv gjatë pjesëmarrjes në Stagecoach Festival, ku u pa duke festuar së bashku me Paris Hilton dhe Lizzo. Aktorja 27-vjeçare mahniti me një korse nudo të zbukuruar me lule të bardha dhe çizme, ndërsa ndante buzëqeshje dhe momente të gëzueshme me Hilton, e cila performoi një DJ set.
Pamjet nga festa u publikuan në rrjetet sociale, ku Paris Hilton shkroi:
@Stagecoach nuk do të jetë kurrë i njëjti!
– sipas raportimeve të “DailyMail”.
Kjo paraqitje vjen në një moment kur mediat kanë raportuar se Sweeney ka përfunduar përfundimisht lidhjen e saj me ish-të fejuarin Jonathan Davino.

Edhe pse dyshja u fotografua së fundmi së bashku në Florida, burime pranë tyre kanë bërë të ditur se ishte thjesht një takim miqësor gjatë një feste për zbulimin e gjinisë së një fëmije të një miku të përbashkët.
Sweeney dhe Davino, të cilët u fejuan në vitin 2022, raportohet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre që prej janarit.