Aktualitet Rajoni

Parlameti grek voton pro heqjes së imunitetit të 13 deputetëve! Nën akuzë për mashtrim miliona euro me fondet e bujqësisë së BE!

Parlamenti grek vendosi t’u heqë imunitetin 13 deputetëve të Demokracisë së re, emrat e të cilëve janë në dosjet e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, në lidhje me hetimin që po kryhet për mashtrim me miliona euro fonde të BE-së.

Sipas mediave të huaja, vendimi në Parlamentin grek u mor me shumicë votash. 288 deputetë morën pjesë në votim, ndërsa 9 munguan. Imuniteti iu hoq deputetëve: ‘Katerina Papakosta, Kostas Ach. Karamanlis, Yannis Kefalogiannis, Notis Mitarakis, Kostas Tsiaras, Kostas Skrekas, Dimitris Vartzopoulos, Maximos Senetakis, Lakis Vassiliadis, Christos Boukoros, Theofilos Leontaridis, Charalambos Athanasiou dhe Tasos Hatzivassiliou.’

Këta persona janë përfshirë në dosjen e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian për çështjen OPEKEPE. Nëntë prej tyre u është hequr imuniteti me qëllim që të hetohen për çdo vepër penale kundër interesave të BE-së, ndërsa dy (Katerina Papakosta dhe Kostas Ach. Karamanlis) do të hetohen për ‘një krim më të rëndë’.

LEXO EDHE: Rritja e çmimit të karburanteve, Mitsotakis shpall planin 300 milionë euro të masave lehtësuese: Ulje e menjëhershme me 20 cent për litër

Skandali ka të bëjë me mashtrimin e dyshuar me pagesat nga agjencia shtetërore e subvencioneve bujqësore OPEKEPE, tashmë e shfuqizuar, e cila trajtonte menaxhimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Rezultatet e detajuara të votimit në Parlamentin grek:
Papakosta: 287 pro, 1 kundër
Karamanlis: 286 pro, 2 kundër
Kefalogiannis: 286 pro, 2 kundër
Mitarakis: 286 pro, 2 kundër
Tsiaras: 285 pro, 2 kundër
Skrekas: 286 pro, 2 kundër
Vartzopoulos: 286 pro, 2 kundër
Senetakis: 286 pro, 2 kundër
Vasiliadis: 286 pro, 2 kundër
Boukoros: 286 pro, 2 kundër
Leontarides: 286 pro, 2 kundër
Athanasiou: 285 pro, 2 kundër
Hadjivasiliou: 286 pro, 2 kundër

LEXO EDHE: Takimi i Ramës me Mitsotakis, zbardhen diskutimet, kryeministri grek: Kemi një mundësi të rëndësishme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura