Politikë

Partia Demokratike emëron 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të propozuar për deputetë.

Partia Demokratike emëron 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve të propozuar për deputetë. Ata janë Bujar Nishani, Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Enriketa Papa e Mark Marku. Gjithashtu, ky komision ka një Sekretariat Ndihmës me anëtarë Sahit Dollapin dhe Ervin Minarollin. Vendimi u mor sot nga forumet më të larta: Kryesia e Këshilli Kombëtar. Në këtë proces, Selia Blu është asistuar nga Instituti Republikan Amerikan, IRI, konservatorët britanikë, CDU-ja e kancelares gjermane Merkel dhe nga Partia Popullore Europiane.