Showbiz

Pas 28 vitesh, shitet çorapja e Michael Jackson për një çmim “të frikshëm” prej…

Një nga çorapet e famshme të Michael Jackson, të cilën ai e ka veshur gjatë një prej koncerteve të tij legjendarë, është shitur në ankand për 6,200 euro.

Çorapja e zbukuruar me kristale u përdor nga “Mbretit i Pop-it” gjatë performancës së tij në Nice, Francë, më 27 qershor 1997, dhe u ruajt për gati tre dekada nga një teknik zëri që punonte në koncert.

Çmimi fillestar ishte 2,500 euro, ndërsa ekspertët e vlerësuan ndërmjet 3,000 dhe 4,000 euro, por ofertat e koleksionistëve e çuan shumën shumë më lart. Identiteti i blerësit nuk është bërë publik, por objekti u cilësua si një “copëz historie pop”.

Kjo nuk është hera e parë që veshjet e Michael Jackson shiten për shifra marramendëse. Disa nga shitjet më të njohura përfshijnë:

1.Xhaketën e kuqe të “Thriller”, e shitur për 1.8 milionë dollarë (2011)

2.Dorezën me kristale Swarovski, 350,000 dollarë (2009)

3.Këpucët e para të “moonwalk”-ut, 75,000 dollarë (2018)

4.Xhaketën ushtarake të zezë, 144,000 dollarë

Michael Jackson vazhdon të mbetet ikonë jo vetëm në muzikë, por edhe në botën e koleksioneve, ku çdo send i lidhur me të kthehet në një pjesë legjendare të historisë së pop-it.