Pak ditë më parë me anë të një postimi që Katy Perry bëri në profilin e saj të Instagramit zbuluam se armiqësia e saj me Taylor Swift ka marrë fund…më në fund.
Pas 6 vitesh që artistet grindeshin dhe konfliktoheshin me njëra-tjetrën ato janë bërë sërish shoqe dhe për herë të parë pas kaq shumë kohësh i pamë së bashku.
Taylor Swift ditën e kaluar publikoi klipin e projektit të saj më të ri muzikor “You Need to Calm Down” që vjen si thirrje për paqen dhe tolerancën ku pjesë e të cilës ishte dhe Katy Perry.
Kjo e fundit e veshur si hamburger ndërsa Swift si patate të skuqura u bënë kombinimi perfekt i një miqësie që duket se tashmë nuk do të mbarojë kurrë.