Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” u organizua një dasmë, me protagonistë Loredanën dhe Jozin. Por ky event festiv u kthye shumë shpejt në “sherrnajë” të madhe mes banorëve.
Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës.
Pak më parë, përmes një postimi në Instagramin e Loredanës, familjarët e saj kanë reaguar:
Disa luajnë ndershëm, të tjerë kalojnë kufirin. Qëndro e fortë mes kaosit.
Kujtojmë, se babai i Loredanës pas një takimi me të bijën, në të cilën i ka shprehur hapur kundërshtinë e tij në lidhjen e sapoformuar të banores me Jozin, ka kërkuar të takojë edhe këngëtarin. Pavarësisht se i tensionuar, Jozi ka vendosur të pranojë një takim me të, megjithëse në hapat e parë të një raporti romatik me Lorin. Pas shkëmbimit të fjalëve përshëndetëse, babai i Loredanës ka hyrë drejt e në temë duke i kërkuar Jozit të shikojë rrugën e tij, duke nënkuptuar mosdakordësinë me lidhjen e tyre.