Showbiz

Pas dasmës përrallore, Jona Spahiu zgjedh këtë destinacion për muaj mjalti…

Moderatorja simpatike Jona Spahiu vetëm pak ditë më parë i dha fund beqarisë duke lidhur kurorë me partnerin e saj Frenkli me të cilin gjithashtu pret edhe një fëmijë.

Pas dasmës përrallore dhe të shumëpërfolur, ata janë ‘arratisur’ për muaj mjalti aty ku po shijojnë ditët e para si çift i sapomartuar.

Destinacioni i tyre është Ibiza dhe hoteli ku po qëndrojnë është një ndër më luksozët. Bëhet fjalë për hotelin gjigant të quajtur “Rock” të cilin Jona e ka shfaqur edhe në disa video në historinë e Instagram-it.