Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” u zhvillua ceremonia simbolike e dasmës mes finalistëve Gjesti dhe Egli Tako, duke sjellë një atmosferë festive dhe emocionuese vetëm pak ditë para finales së madhe.
Të ftuar në këtë ngjarje të veçantë ishin opinionistët Arbër Hajdari e Neda Balluku, moderatori Ledion Liço si dhe disa nga ish-banorët që kanë qenë më afër banorëve të këtij edicioni.
Ndërkohë, Valbona Mhilli në një moment emocionues i uroi Gjestit fitoren dhe e porositi që të mos kthehej pa kurorë, duke treguar mbështetjen e saj të vazhdueshme për këngëtarin pejan – pavarësisht afrimitetit që kishte më parë me Joz Markun.
Kujtojmë se përpara daljes nga shtëpia, Valbona dhe Gjesti kishin përmirësuar raportin mes tyre, duke kaluar më shumë kohë së bashku.
Finalja e madhe e këtij sezoni pritet të zhvillohet këtë të shtunë, më 19 prill, ku do të shpallet fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”.