Gossip Showbiz

Pas gjithë dramës mes tyre, Chiara Ferragni mund të ketë një rikthim me Fedez?

Chiara Ferragni ka zgjedhur Spanjën për të njoftuar lidhjen e saj të re me Giovanni Tronchetti Provera, pasardhësin e familjes Pirelli.

Teksa në Itali po qarkullojnë imazhe të çiftit duke shkëmbyer puthje, Ferragni e ka konfirmuar përkushtimin e saj në një intervistë ekskluzive për gazetën spanjolle “Hola!”, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Goya në Granada.

Jam shumë e lumtur dhe në një lidhje

– ka theksuar ajo, duke shtuar se ndjen gëzim të madh.
Ajo ka preferuar të flasë me fjalë të shkurtra për ish-bashkëshortin e saj, Fedez, duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi për rikthim:

Nuk do të kthehem kurrë tek ai

Ndërkohë, Chiara ka ndarë me ndjekësit se kjo lidhje e re është ajo më e mira që i ka ndodhur këtë vit dhe shpreson që të vazhdojë në këtë drejtim.

Ajo ka shfaqur gjithashtu një imazh të mrekullueshëm në një fustan të kuq, simbolizues i pasionit dhe energjisë që e karakterizojnë.

Chiara nuk e shqetësohet nga thashethemet dhe mediat që kanë pasuar jetën e saj javët e fundit, duke shprehur se ndjehet e qetë dhe e gatshme të ecë përpara.

Duke iu referuar një raportimi mbi një histori të Fedez me një grua tjetër, ajo ka theksuar:

Ai ka pasur këtë histori që nga viti 2017, donte të më linte para dasmës, por nuk dinte si ta bënte. E kuptova se gjithçka që kam përjetuar ishte një tallje