Aktualitet

Pas Italisë, kryeministri Rama udhëton sot drejt Spanjës!

Kryeministri Edi Rama sot udhëton drejt Spanjës me ftesë të homologut Pedro Sanchez. Gjatë qëndrimit në Barcelonë, Rama pritet të takojë edhe kren e Këshillit të Evropës, Antonio Costa. Vizita është në kuadër të pjesëmarrjes së tij në edicionin e 4-rt të samitit “Në mbrojtje të demokracisë”, ku Rama do të ketë një adresim të posaçëm.

Samiti fokusohet në tema që kane të bëjnë me mjedisin digjital, forcimin e institucioneve demokratike dhe luftën ndaj pabarazisë.

Një ditë më parë, shefi i i qeverisë shqiptare u prit në një takim nga homologia italiane, Giorgia Meloni. Më pas, u takua me ministrin e Mbrojtes, Guido Crosetto.

Pas takimit, Meloni theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vlerësoi progresin e arritur pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit.

Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të nëntorit, takimi  me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, bëri të mundur një vlerësim të ecurisë së forcimit të partneritetit midis vendeve tona në sektorë me interes të përbashkët, me një fokus të veçantë te lidhshmëria, mbrojtja dhe bashkëpunimi në luftën kundër emigracionit të parregullt.

Kryeministrja italiane nënvizoi se bashkëpunimi dypalësh po konsolidohet në fusha kyçe si infrastruktura, siguria dhe menaxhimi i emigracionit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Romës e Tiranës.

Më herët, kreu i qeverisë shqiptare reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se “asnjë qeveri italiane nuk ka bërë më shumë për Shqipërinë se ajo e Melonit në 35 vite”.