Aktualitet

Pas mesdite pritet mot i paqëndrueshëm në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa të cilat do të sjellin kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me intervale kthjellimesh e vranësira kalimtare. Duke filluar pas orëve të mesditës pritet shtim gradual i vranësirave mesatare dhe të dendura, kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebeshe të vrullshme për një periudhë të shkurtër kohore lokalisht në veri, në lindje e në jug ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
15/28
Diell re shi

Kukës
13/27
Diell re shi

Lezhë
16/28
Diell re shi

Dibër
12/26
Diell re shi

Durrës
15/28
Diell re shi

Tiranë
15/29
Diell re shi

Elbasan
15/29
Diell re shi

Berat
13/30
Diell re shi

Vlorë
15/27
Diell re shi

Korçë
11/24
Diell re shi

Gjirokastër
12/28
Diell re shi

Sarandë
15/27
Diell re shi