Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Pas Nallbatit në Korçë, tjetër incident i kandidatit demokrat në Fier, shoqërohet në komisariat Fatjon Semanjaku!

Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fatjon Semanjaku është shoqëruar në komisariatin e policisë Fier

Disa minuta më parë, pasi ka kundërshtuar policët bashkiakë teksa po hiqnin një banderolë në qendër të qytetit.

Për të evituar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë policia, e cila e ka shoqëruar deri në komisariat dhe më pas e ka lënë të lirë.

Ndërkohë PD këtë e ka cilësuar ndalim me urdhër politik, sepse po bën fushatë.

Vijon…