Shqipëria është mposhtur në ndeshjen e parë të Eliminatoreve të Botërorit 2026, duke humbur 2-0 në Wembley përballë Anglisë. Në studio me Glenti Nallbanin, Lorenc Jeminin, Edi Manushin, Gëzim Sinematin dhe Ervin Fakaj në “Pasó| Angli – Shqipëri” pas përfundimit të ndeshjes, bënë edhe një analizë rreth lojës që bëri Kombëtarja jonë dhe realizuan edhe lidhje direkte nga Wembely me Berat Gjimshitin, Armando Brojën, Jasir Asanin dhe trajnerin Sylvinho.
Në prononcimin e tij për DigitAlb, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti tregoi se çfarë i mungoi skuadrës përballë “Tre Luanëve”.
Nuk ishim të frikësuar, në futboll nuk ka frikë. Anglia është e fortë kundër të gjithëve. Te 1-0 ishte OK. Me futjen e Brojës, patëm disa raste në sulm, mungoi pasimi i fundit. Te goli i dytë përfundoi ndeshja.
Ishte në plan mbrojtja e ngjeshur për të ndaluar Anglinë apo dominim kundërshtari?
Nuk e kishim bërë plan që të zbrisnim aq poshtë. Ata kanë lojtarë që e fusin topin mbrapa shpinës dhe është e vështirë t’i kapësh me shpejtësinë që kanë. Besoj që ka qenë ndoshta edhe që kemi gabuar pak që jemi ulur tepër.