Celebrities Film & Tv Showbiz

Pas një premiere të suksesshme në Shkodër, “Në Kuadër të Dashurisë” shfaqet në kinema çdo ditë!

Sallat e kinemasë në Tiranë, Korçë, Shkodër, Vlorë, Prishtinë, Gjakovë, Prizren e Shkup kanë qenë të mbushura plot me dashamirës të shumtë që kishin ardhur me plot kuriozitet dhe dashuri për të ndjekur filmin më të shumëpritur dhe të komentuar të momentit. Biletat janë shitur në kohë rekord dhe po ashtu pritja në tapetin e kuq mblodhi mjaft fansa që po prisnin me një atmosferë tejet të zjarrtë yjet e filmit.

Suksesi i filmit nuk po di të ndalet ditë pas dite. “Në Kuadër të Dashurisë” vazhdon të thyejë rekorde dhe po del jashtë çdo parashikimi. Nga 16 Tetori e më tej, filmi shfaqet çdo ditë në Kinema Millennium në qytetin e Shkodrës. Biletat në shitje vetëm në sportel.